Vidhen pajisje në vlerë prej 15 mijë euro

11:51 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Të premten në fshatin Sfeqel të Podujevës, një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedhur katër kompjuterë dhe disa pajisje tjera, dyshohet me vlerë rreth 15 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet përkatëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh katër kompjuter dhe disa pajisje tjera dyshohet me vlerë rreth 15.000 euro. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësit përkatëse”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme