Vidhen medikamente në vlerë mbi 1 mijë euro në Depon e Qendrore të Barnave

17:49 | 10 Nëntor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Depon Qendrore të Barnave i janë vjedhur surup Methadonit prej 90 copë si dhe më vonë kanë vërejtur mungesë edhe të produktit Tramadol ampula dhe Morfin ampula.

MSH përmes një komunikate për media bënë të ditur se kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës ku njoftojnë se vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92 euro, shkruan arbresh.info.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, MPB ka kërkuar që të mbyllet përkohësisht Depoja Qendrore e Barnave.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë.

Menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës.

Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kontrolluar hapësira e Depos Qendrore te Barnave dhe në fund të Depos është vërejtur se është bërë thyerje e murit të Depos nga podrumet e Pallatit të “Rilindjes” , ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje.

Bazuar në Sistemin e Menaxhimit te Stokut Farmaceutik (SMSF), Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se mungojnë sasi të produkteve si në vijim:
Methadon sol 100ml, 90 shishe, Tramadol 50 mg, 541 ampula dhe Morphine 10mg/ml, 280 ampula, ku vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92€.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave.

Lidhur me rastin e depos janë duke vazhduar hetimet nga organet kompetente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është duke marr masa për fuqizimin e sigurisë fizike të depos së barnave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme