Google ADS

Vidhen kabllo elektrike në Graqanicë, nuk ka të arrestuar

08:31 | 20 Shtator 2022
E.H

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Llaple Sellë të Graqanicës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, persona të panjohur nga magazina e viktimës kanë vjedhur kabllo elektrike, vlera e të cilës është e lartë.

Nuk ka të arrestuar deri me tani dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Llaple Sellë, Graqanicë 19.09.2022 – 08:29. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga magazina e tij kanë vjedhur kabllo elektrike, vera e së cilës është e lartë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme