Dy koka janë vjedhur nga varre të veçanta në një varrezë të Melbourne, Australi.
Policia deklaroi se krimi i frikshëm ka shqetësuar familjet e atyre, trupat e të cilëve u trazuan.
Nuk besohet se është marrë ndonjë gjë tjetër nga arkivolet, të cilat ndodheshin në hapësira me mure në varrezat e Footscray, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Inspektoi i policisë së Victoria-s, Ben Jarman, tha se vjedhja e parë ndodhi gjatë natës midis 27 janarit dhe 28 janarit, dhe e dyta midis natës të së hënës dhe mëngjesit të së martës.
Vjedhjet u raportuan në polici pasi kalimtarët vunë re se varret ishin dëmtuar.
“Është shumë shqetësuese për familjet, padyshim që ata nuk e prisnin që ky lajm të vinte nga Policia e Victoria-s”, tha Jarman.
“Ata presin që të dashurit e tyre të pushojnë, në paqe”.
Nuk kishte relacion midis dy personave, varret e të cilëve ishin vënë në cak, tha Jarman. /arbresh.info/
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...