Google ADS

Vidhen 6 mijë euro në një barnatore ne Prizren

10:56 | 13 Janar 2020
Arbresh.info

Rreth 6 mijë euro janë grabitur në një barnatore në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesja ka raportuar se dy persona me maska dhe me një mjet të paidentifikuar kanë grabitur paratë, shkruan arbresh.info.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth mesnatës ndërsa po bëhet hetime nga njësitet kompetente.

Prizren 11.01.2020 – 23:35. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë./arbreshinfo./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme