Një përleshje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ndërmjet Policisë dhe disa qytetarëve. Derisa Policia ka ndalur qytetarët, këta të fundit kanë sulmuar zyrtarët policorë,
Express ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se qytetarët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Ndërkohë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin arbresh se si pasojë e përleshjes fizike, policia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qytetarëve të përfshirë në këtë rast, ku njëri ka mbetur i plagosur.
Për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar ajo./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...