Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është marrë vendim për një seri masash për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në takimin e Komitetit për Vlerësimin e Situatës me Koronavirus u diskutua për lakoren e shtrirjes së infeksionit i cila ditëve të fundit është rritur, shkruan portali arbresh.info
“Lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është siç e dëshirojmë, andaj për të ndalë hovin Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, duhet të veprojnë së bashku dhe të sjellin vendime konform situatë”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.
Masat e reja të marra janë kthimi i kufizimit të punës së gastronomisë dhe grumbullimit, si dhe lirimi nga puna i personave me sëmundje kronike.
“Rastet e reja na detyrojnë të veprojmë menjëherë me masa të reja. Masat e propozuara janë: të reduktohet numri i stafit në nivelin lokale e qendror, institucionet me kapacitet të plotë siguria e shëndetësia, personat me sëmundje kronike do të lirohen nga puna, personat mbi moshën 65 vjeçar e u lejohet dalja nga ora 18:00 deri në 22.00”, theksoi Zemaj.
Tutje edhe është bërë e ditur se ligjëratat universitare do të mbahen vetëm online.
“Ligjëratat vetëm online, provimet dhe puna praktike me prani fizike, të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 – 05.00, gastronomia puna 21;00 – 05.00 përveç shërbimeve merr me vete”, u tha në konferencë.
Vendimet do të shqyrtohen pas dy jave për të vlerësuar situatën epidemiologjike./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...