Në një reportazh ekskluziv, i cili u transmetua këtë të premte, nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” trajtoi temën e mishit të importuar nga Belgjika.
Reportazhi solli rrëfimin nga prokurorët e Prizrenit, të cilët janë duke hetuar këtë skandal.
Në këto filmime, emisioni transmetoi pamjet nga bastisjet e urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.
Reportazhi tregoi për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.
Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,