VICE News: Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës

00:51 | 3 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Portali i madh amerikan, “VICE News” ka raportuar sonte në mbrëmje për përfshirjen e Matt Whitakerit në fushatën e PDK-së në Kosovë, raporton KTV.

“Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”, është titulli i këtij shkrimi.

Mediumi amerikan raporton për brohoritjet “SHBA, SHBA” dhe “Trump, Trump” në një tubim zgjedhor në lindje të Kosovës.

“VICE News” rikujton se Whitaker është i rrethuar nga një sërë skandalesh, duke përfshirë dyshimin për mashtrimin e miliona veteranëve.

Aty është komentuar edhe fotografia e Veselit me Whitakerin në një pikë të “King Burgerit” ose, siç është përshkruar, “në një pjesë e Amerikës në Kosovë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë nuk u janë përgjigjur pyetjeve të “VICE News” për angazhimin e Whitakerit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme