Vëzhguesi i zgjedhjeve, Shqipron Hasani, në qendrën e votimit në Mihaliq ttë Vushtrrisë në kartën identifikuese të këtij personi i shkruan se është vëzhgues i Institutit Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike.
Por vet Hasani ka pranuar se është vëzhgues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë kartë identifikuese ai tha se e ka marrë në zyrat e degës së AAK-së në Vushtrri. Po i njëjti, ka edhe kartelë anëtarësie të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Unë jam vëzhgues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e bexhin e kam marrë tek zyrat në Vushtrri aty. Ata të zyrës aty ma kanë jep dhe erdhën dhe më than që nuk mundesh me këtë bexh sepse nuk është i Aleancës. Unë iu tregova se këtë e kam marrë në zyre dhe kam fakte kryetarin Lutfi Bilalli që ma ka jep këtë begj Unë u informova edhe me zyrën e Vushtrrisë dhe ma benën që mundesh me hi ngase nuk ka kurrfarë problemi se në krejt Kosovën e kanë këtë indeks”, tha Hasani.
I njëjti person ka dhënë deklaratë për KosovaPress me dëshirë të tij, por që pas disa minutave ka kërkuar që e njëjta të mos transmetohet e njëjta deklarate.
Edhe në shkollën fillore “Nazmi Zhegrova” në fshatin Stanoc i Poshtëm të Vushtrrisë janë hasur dy vëzhgues me akronim të tillë, të cilët kanë thënë se janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe që kartelat identifikuese i kanë marrë në zyrtar të AKR-së. Këta dy persona pasi që kanë pranuar të flasin para kamerës më pastaj janë tërhequr.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kanë akredituar një OJQ me katër mijë vëzhgues, por që nuk bartin përgjegjësi që ata janë përfaqësues të subjekteve politike apo jo.
“Ne kemi akredituar një OJQ me katër mijë vëzhgues, ne nuk mund ta bartim përgjegjësinë që ata janë përfaqësues të subjekteve politike apo jo. Edhe anëtarët e OJQ-ve munden me qenë përfaqësues të subjekteve politike që nuk do të thotë se kemi akredituar përfaqësues të subjekteve politike. Ndërkaq, se vëzhguesit nuk munden me qenë pjesë e manipulimit unë nuk e di pse i lidhni vëzhguesit me operacionet zgjedhore, ata nuk kanë qasje në operacione zgjedhore, ata janë vëzhgues dhe krejt çka munden me bërë është me dezinformuar apo diçka tjetër. Përndryshe, ata direkt në operacionet zgjedhore nuk kanë kurrfarë qasje, asnjë vëzhgues nuk mundet me pas qasje në operacionet zgjedhore”, tha ajo.
Kurse, Adnan Rrustemi, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, tha se tashmë është vërtetuar në mënyra të ndryshme se këta vëzhgues të akredituar nga KQZ janë të partive politike, ndërsa tha se është çështje tjetër që këta persona po e përdorin vetëm bexhn e kësaj organizate.
“Tashmë është vërtetuar në shumë aspekte që katër mijë e 548 kinse vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja në ciklin e një OJQ-je pothuajse jo aktive edhe fiktive në fund të fundit bëhet fjalë për instrumentalizim ç‘është e vërteta tani më gjatë ditës së zgjedhjeve kemi pranuar në mënyra të ndryshme denoncime nga palët e përfshira në zgjedhje që këta vëzhgues po deklarohen që janë thjeshtë të partive të caktuara politike. Është çështje tjetër që po e përdorin vetëm begjin e kësaj organizate”, tha ai.
Gjatë ditës në komunën e Vushtrrisë, përkatësisht në fshatin Mihaliq është raportuar edhe për gjetjen e disa fletëvotimeve të fotokopjuara në oborrin e qendrës së votimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...