Vëzhguesit e BE-së – partive politike: Përmbahuni nga gjuha e trysnisë dhe frikësimit

11:20 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE-ja i zgjedhjeve në Kosovë, Alojz Peterle ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit janë shumë sfiduese dhe se i sheh këto zgjedhje si një mundësi të shkëlqyeshme për të demonstruar pjekurinë demokratike.

Në një konferencë për media, Peterle ka kërkuar nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje që të përmbahen nga gjuha dhe format e tjera të trysnisë, shkruan arbresh.info.

“Të gjithë aktorët politike duhet të përmbahen nga gjuha ose forma e trysninë dhe frikësimit e cila do të minonte integritetin e procesit zgjedhor”, ka thënë Peterle.

Ai ka bërë të ditur se ky mision do të përcjell procesin zgjedhor në një çerek të vendvotimeve me gjithsej 100 vëzhgues që do të dalin në teren.

Peterle ka shtuar se misioni i vëzhguesve të BE-së do të përcjellin procesin zgjedhor në të gjithë hapat dhe më pas do të dalë me një raport preliminar më 13 qershor, pra dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Ne përdorim një metodologji që është transparente dhe një prej kritereve kyqe është të qenit të paanshëm”, ka thënë Peterle.

Sa i përket përcjelljes së zgjedhjeve në veri, Peterle tha se misioni që ai udhëheq zbaton të njëjtën metodologji kudo që angazhohet./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme