Shoqëria jonë në raport me njohjen e së drejtës së privatësisë gjendet në një nivel jo shumë të kënaqshëm.
Kështu thotë për Arbresh.info, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva- Dermaku.
E lidhur me këtë, ajo thotë se Agjencia që nga funksionalizimi i saj, tash e tri vite, po merret me fushata për njoftimin e qytetarëve për këtë të drejtë të tyre.
Ajo ka treguar edhe kriteret që duhen plotësuar për vendosjen e kamerave në objekte private.
“E vetmja kërkesë ligjore është që pamjet që merren nga kamera të mos jenë jashtë perimetrit të pronësisë përkatëse të individit. Pjesa tjetër është shenja, që zakonisht nuk e vendosin qytetarët tonë, por shenja është e mirë, jo është e mirë por është një kërkesë tjetër ligjore, për faktin që kushdo që mund të afrohet te shtëpia apo edhe të hyjë në oborrin e shtëpisë, duhet të jetë i njoftuar se po vëzhgohet me kamerë dhe kjo është kërkesë ligjore në bazë të parimit të transparencës, ku ky parim parasheh që çdo marrje e të dhënave personale, çdo posedim i të dhënave personale të dikujt duhet të njoftohet personi për qëllimin që i merr të dhënat por edhe për vetë faktin që po mblidhen ato të dhënë”, sqaroi ajo .
Për të kontribuar që e drejta e privatësisë të mbrohet, Sogojeva-Dermaku thotë se kanë kërkuar nga kompanitë që merren me vendosjen e kamerave që të informojnë qytetarët lidhur me këto kritere.
Ajo thotë se deri më tani janë raportuar gjashtë raste, ku ankuesit më të shumtë janë fqinjët.
“Janë 4-5 raste të cilat ne i kemi trajtuar, i kemi mbyllur dhe po presim, përveç një rasti që e kemi në polici po presim edhe atë ta mbyllim, ngase nuk gjendet pronari dhe kur nuk gjendet pronari atëherë ne normalisht nuk e kemi lejuar që të futemi në pronën private, dhe kjo çështje rregullohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.”, tha ajo.
Ndonëse, në Kosovë ka shumë objekte private që kanë kamera dhe janë potenciale për shkeljen e këtyre rregullave, numri i rasteve të raportuara është i ulët.
Ajo beson që shkelja e këtij ligji nuk bëhet nga mosdija.
Komisionerja e AIP-së ka inkurajuar qytetarët që të lexojnë rregullat të cilat, siç thotë ajo, janë të vendosura në ueb faqen e tyre.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dy raste kur shqipton gjoba e njëra prej tyre është publikimi i të dhënave personale.
Gjobat për shkeljen e privatësisë janë të larta.
E në rastin e kamerave është 8 mijë euro.
E kur jemi te e drejta e privatësisë, në rastet kur ne xhirohemi pa dëshirën tonë në ambiente publike, Sogojeva Dermaku ka njoftuar se nuk ka pasur ankesa.
Megjithatë ajo ka treguar veprimet që duhet ndërmarrë në raste të tilla.
Në fund, ajo ka thënë që vendosja e kamerave është e drejtë e qytetarëve por ka kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me ligjin.
Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2019./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...