Janë automjete të vjetra por domethënia e tyre është interesante.
E ndonëse të shkatërruara këto vetura do të jenë atraktive për Kosovën.
Për këtë po kujdesen një grup prej 40 personave.
Ndonëse me profesion është profesor i Edukatës Fizike, dëshira për veturat unike ka bërë që Ehat Oreshka nga Prizreni, të merret më riparimin e veturave të vjetra unike të cilat janë të dëmtuara.
Ai shpjegon se cila është ideja e riparimit të veturave unike në vend.
“Kjo veturë është prodhim Gjerman e vitit 1972 dhe është veturë e rrallë. Nuk ka të këtij lloji veture në Kosovë. Kemi një plan të tillë që të bëhet një atraksion turistik me këto automjete të vjetra”.
Unike e vjetër, është edhe kjo veturë që ka një histori të veçantë.
I përdorur nga ish-kryetari i komitetit krahinor të Kosovës, tashmë ky automjet pritet të vendoset në muze.
“Ky automjet është i vetmi në Kosovë pasi nuk ka të tjerë. Pronar ka qenë Iliaz Kurteshi, kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës. Do ta riparojmë këtë automjet”.
E në hapësirë të njëjtë por e rregulluar është vetura tjetër Mercedes, e rregulluar nga vetë dora e tij.
Ndonëse dy vite më parë kjo veturë ishte e shkatërruar, tashmë është në gjendje të rregullt.
“Vetura është Mercedes i vitit 1980, pas dy vite punë që kemi bë e kemi rregullu. Më një vullnet të madh kemi arrit që të rregullojmë këtë veturë. Tash e përdorim”.
Duke qenë se ky grup prej 40 personave janë bashkuar për një qellim, Oreshku, ka një kërkesë prej institucioneve.
Ai kërkon që të paktën në rastin e veturës së aktorit të ndjerë Bekim Fehmiut, institucionet të tregojnë interes për ta rregulluar.
“Shfrytëzoj rastin t’i apeloj institucioneve të vendit që së bashku me shoqatën ton këtë automobil ta riparojmë dhe të bëhet ashtu siç është pasi ka një vlerë për vendin”.
Klubi i vetëm në Kosovës, “Oldtimer-Kosova”, merret më ruajtjen, mirëmbajtjen, rregullimin e ekspozimin e veturave të vjetra e unike në Kosovës.
Përmes këtyre veturave, ky grup po synon të shtojë edhe një vend atraksioni për vizitorët.
Qëllimi i kësaj shoqate që deri tash ka në pronësi vetura të vjetra rreth 50, është që të themelohet muzeu i automjeteve klasike./V.Selimi/arbresh.info/
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...