Vetura zyrtare përfshihet në aksident, s’ka të lënduar

11:20 | 14 Korrik 2021
V. S.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:40 minuta në Prishtinë.

Në këtë aksident ku janë përfshirë dy vetura njëra nga to më targa zyrtare nuk ka të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 08:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

Në fotot e dërguara në portalin Arbresh.info, shihet tollovia e krijuar nga ky aksident./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme