Google ADS

Vetura godet për vdekje një këmbësor në fshatin Jashanicë të Klinës

20:44 | 9 Tetor 2024
R J

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka thënë për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion,”, theksoi Gashi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme