Vetura godet për vdekje një femër në Lipjan

10:26 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e goditjes nga vetura një femër ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa policia ka treguar se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari ka ngarë automjetin në mënyrë të pasigurt, shkruan lajmi.net.

Viktima pas goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga ku më pas është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme