Një person ka mbetur i vdekur në Lipjan, pasi i njëjti është goditur nga një veturë.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Magure, Lipjan 31.07.2024 – 16:48. Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...
Arioni-Xhenetës: Hipokrite, mos kërko nga të tjerët të kundë...
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...