Vetura godet për vdekje këmbësorin në Prishtinë

08:46 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e shoferit të veturës, shkruan Arbresh.info

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa i dyshuari pas intrvistimit është liruar.

“Rr. Bill Klinton- Prishtinë 02.12.2023-12:23. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme