Një person është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje në fshatin Drenoc të Klinës.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi derisa viktima ishte duke kaluar rrugën ndërsa shoferi nga pakujdesia e godet me veturë duke i shkaktuar fillimisht lëndime të rënda, përcjell Arbresh.info
Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencë në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Nё kёtё aksident ishin tё përfshirë, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejë – Klinë pikrishtë në fshatin Drenoc- Klinë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pa kujdesia me ç’ rast viktimës i shkakton lëndime. Viktima menjiherë dërgohet për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe pasë tretmanit mjekësorë mjeku kujdestarë e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari dërgohet nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...