Rreth orës 14:00 në Prishtinë ka ndodhur një incident në trafik.
Një automjet ka goditur një këmbësor, ku i njëjti ka marrë lëndimet trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Ajo po ashtu ka shtuar se me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...