Një 16 vjeçar është goditur nga vetura në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se 16-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Ju njoftojmë se rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, u shpreh ai.
“Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin.”, shtoi ai./Arbresh.info/