Google ADS

Vetura godet dy fëmijë që ishin me biçikletë në Korishë të Prizrenit, vdes njëri nga ta

09:17 | 25 Gusht 2024
E.G

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Korishë në Prizren, mes një veture dhe një biçiklete në të cilën ndodhedhin dy fëmijë.

Policia bën të ditur se të dy fëmijët kanë pësuar lëndime, por njëra nga ta ka ndërruar jetë në QKUK, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme