Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Kodrën e Trimave në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur disa qytetarë, të cilit ishin duke pritur në stacion.
Sipas njoftimit të policisë, nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona, ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.
Policia thotë se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, njofton lajmi.net.
“E. B femër e lindur me1982 e cila ka pësuar lëndime të rënda, Sh. K. Mashkull lindur me 1969 ,si dhe shoferja e automjetit Pezho L. P. Femer”.
“Ne vendin e ngjarjes ka dale njësia e trafikut e cila ka menaxhuar rastin”
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar zyrtaret policor qe të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë për lajmi.net.
Sipas tyre deri të aksidenti ka ndodhur në mes te një veture në lëvizje,një veture e parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...