Vetura e Policisë bie në lumin Lepenc, zhdukën dy policë

23:57 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc, rreth orës 21:00.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek “Kulla me qeshme”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme