Policia e Kosovës raporton se njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës në Klinë e cila ishte në kërkim zyrtarë.
Sipas policisë, vetura ishte në kërkim si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Klinë 25.09.2024 – 17:00. Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren