Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 03:30 në fshatin Radac të Pejës.
Policia e Kosovës njofton se vetura me targa vendore ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë, shkruan Arbresh.info.
“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR)”, thuhet në njoftim.
“Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndë”, thuhet tutje në njoftim.
Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca.
Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./Arbresh.info/