Vetplagoset nje person në Prishtinë, dërgohet me urgjencë ne spital

08:56 | 27 Dhjetor 2021
F.T

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë, është vetplagosur një person teksa po e pastronte armën.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, raporton arbresh.info.

“Prishtinë, 26.12.2021-16:06. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri gjatë pastrimit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 6 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton polica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme