Veton Surroi ka një mesazh për votuesit e Klanit “Pronto”

10:38 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Publicisti Veton Surroi, mëngjesin e ditës së sotme e ka nisur me një porosi për votuesit e Klanit “Pronto”, duke aluduar tek Partia Demokratike e Kosovës.

Surroi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook” i është drejtuar mbështetësve të Klanit “Pronto”, në këtë rast votuesve të këtij grupi me një porosi nga antropologia amerikane Margaret Mead, njofton GazetaBlic.com

Më poshtë ua pasqyrojmë shkrimin e tij:

Votues i Klanit Pronto ,mos u mundo me këto shkronja .
Ti që nuk je, ja një porosi nga antropologia amerikane Margaret Mead:
“Kurrë mos dysho se një grup i squet e përkushtuar i qytetarëve mund ta ndryshojë botën: në fakt, është e vetmja gjë që ka mundur ta bëjë ndonjëherë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme