Deputeti Veton Berisha i drejtohet Elbert Krasniqit: Eja të vendosim për interesin e egjiptianëve, ta gjejmë bashkë një ministër
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i ka bërë thirrje deputetit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi që të ulen e të vendosin së bashku për komunitetin egjiptian.
Berisha me anë të një letre dërguar deputetit Krasniqi ka thënë se si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit egjiptian duhet të bëhen bashkë përballë qeverisë në ardhje dhe të gjejnë një ministër që përfaqëson këtë komunitet.
“Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit Egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri”, ka shkruar Berisha.
Deputeti i IRDK’së, Elbert Krasniqi i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...