Ish-deputeti i komunitetit egjiptian më Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka thënë se do të ankohen në të gjithë mekanizmat e drejtësisë për orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se këtë gjë do ta bëjnë pas përfundimit të numërimit të votave.
“Ne të vetmen rrugë ligjore që e kemi, është ushtrimi i të drejtës tonë për ankesë, po i presim rezultatet preliminare, pastaj KQZ-ja na jep të drejtën e ankesës sepse është fazë që kështu e përcakton ligji dhe ne do të ushtrojmë ankesën tonë. Do tu drejtohemi institucioneve përkatëse në këtë rast PZAP-së, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese. Janë tre mekanizma që ne i pretendojmë, shpresojmë shumë, besojmë fuqishëm se qysh në nivelin e parë në PZAP ne do të marrim konfirmimin zyrtar i cili është në favor të së drejtës dhe të asaj që vërtete konstatohet se ka pasur orkestrim të votave. Duke u bazuar në profesionalizmin e tyre dhe në argumentet që ne do t’i ofrojmë mendoj që ne do t’i kemi dëshmitë e mjaftueshme për të vendosur në anulimin e këtyre votave” është shprehur ai.
Berisha i cili është udhëheqës i partisë Liberale Egjiptiane(PLE), ka pohuar se do të kërkojnë anulim të votave pasi që në zgjedhjet e fundit është parë votë për Listën Serbe në zonat që nuk ekziston asnjë pjesëtar i komunitetit serb.
“Ne do të kërkojmë anulim për faktin që votat ekzistojnë sigurishtë që PZAP-ja ka të drejtën edhe të vendosë se si ta vlerësojë. Rinumërimi do ta qes rezultatin e njëjtë sepse ajo janë vota brenda të kontestuara të cilat haptas vërehen që ka pasur votë për partinë dhe jo për kandidatin për deputet, dhe ka votë në zonat që fare nuk ekziston asnjë pjesëtar i atij komuniteti. Ne po e shohim haptas dhe secili në Kosovë është duke e parë këtë dukuri dhe do të mbetet që drejtësia ta thotë fjalën e saj” ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas komuniteteve joserbe ka pasur manipulim të votave nga Lista Serbe.
Një shqetësim të tillë e kanë ngritur edhe organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e procesit zgjedhor, të cilat edhe kanë kërkuar hetim nga Prokuroia.
Poashtu Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.
Ndërsa organizimin e një proteste të tillë e ka konsideruar të qëlluar dhe sinjal se edhe shoqëria civile beson se u manipulua me vota.
“E kam parë që është veprim i mirë prej shoqërisë civile, një iniciativë e organizatave, kam parë edhe reagimin e 48 organizatave nga komuniteti boshnjak, e të tjera që janë shumë profesionale dhe e përcjellin këtë proces. më vjen mirë që këto organizata kanë organizuar një protestë të tillë dhe unë sigurisht që e shoh të arsyeshme me qenë pjesë e protestës për shkak se që nga fillimi jam prej personave kryesor që kam ngritë këtë qeshje dhe më vjen mirë që këtë konstatim po e sheh edhe shoqëria civile shqiptare dhe komunitetet tjera. Mendoj që protesta do ta ketë efektin e vet tek institucionet të cilat do të vendosin” ka përfunduar Veton Berisha për EO.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...