Uji me veti shëruese në Dobërqan të Gjilanit është bërë muza e lumturisë për familje të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, dhe jo vetëm.
Nga një depo mbeturinash që kundërmonte, Banja e Dobërqanit është kthyer në një ambient shërues dhe i këndshëm për njerëzit të cilët e frekuentojnë këtë banjë.
Shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, frekuentojnë banjën e Dobërqanit, e cila gjendet jo shumë larg qytetit të Gjilanit.
Për Nexhmedin Isufin, është hera e parë që ka ardhur këtu. Ai tregon se çka e shtyu të vijë këtu.
“Unë në këtë banjë vij për herë të parë. Prindërve ju ka ndihmuar mjaftë shumë në sy, kjo është një banjë shëruese dhe besoj që do të vij prapë, sepse është edhe mjaftë relaksuese”, pohon ai.
Një vizitorë tjetër në këtë banjë shprehet se ky ujë shërues është mjaftë i mirë edhe për problemet me syrin.
“Unë vij këtu për herën e pestë. Kam dëgjuar se kjo banjë është shëruese për problemet me varra kryesisht dhe për sy. Më mirë është këtu sesa në Moldavi.”, thotë ai.
Ndërkohë, pronari i Banjës së Dobërqanit, Nexhat Ibishi, në një intervistë për portalin Arbresh.info thekson disa nga vetitë shëruese që ka kjo banjë.
“Këtu ka shumë burime, uji pastrohet këtu çdo ditë, uji është i rrjedhshëm dhe është me të vërtet mjaftë uji i mirë. Uji i banjës së Dobërqanit është i pasur me sulfur me materie shëruese njerëzit që vijnë këtu ndahen shumë të kënaqur. Banja e Dobërqanit ka shumë veti shëruese për alergji të ndryshme, sëmundje të lëkurës, sëmundje të lukthit, reuma të ndryshme dhe shumë sëmundje të ndryshme”, tregon Ibishi.
Ndryshe, temperatura e këtij uji është 27 gradë celsius gjatë të gjitha stinëve . Ku efektet e mira të ujit kanë tërhequr vizitorë edhe nga vendet e largëta.
Përpos akomodimit e trajtimeve që mund të merren në banjë, një hapësirë është e ndarë veçmas ku qytetarët mund t’i mbushin bidonët me uji në banjën e Dobërqanit./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...