Arianit Koci është një nga më shumë se 40 avokatët kosovarë që ka mësyrë të bëhet pjesë e Regjistrit të mbrojtësve të Gjykatës Speciale. Shumë më shumë ndërkombëtarë ia kanë mësyrë këtij regjistri, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse thirrja për aplikim është bërë prej muajsh, Regjistri nuk është finalizuar. Kjo për shkak se nëpër “skaner” është duke kaluar e gjithë armata e avokatëve që duan të punojnë në Speciale. Vetingut më të rreptë janë duke iu nënshtruar kosovarët.
Avokati Koci të martën pasdite ka marrë konfirmimin se është akredituar në gjykatën me seli në Hagë, e cila do të trajtojë pretendimet për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të shprehura në raportin e senatorit Dick Marty.
“Kam qenë në dilemë se a duhet të aplikoj apo jo, për shkak të klientëve vendorë. Angazhimi në Hagë kërkon përkushtim dhe kohë. Sidoqoftë, kam vendosur që të aplikoj në momentin kur jam bindur që kolegët në zyrën ku punoj, mund ta mbulojnë mungesën time”, ka thënë Koci.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...