Një vajzë ka humbur jetën pas kryerjes së aktit të vetëvrasjes. Indeksonline mëson se vajza është Mediana Thaçi, 17 vjeçare nga komuna e Kamenicës.
Ajo e ka qëlluar veten me armë zjarri në pjesën e gjoksit, kurse rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.
“Rasti ka ndodhur sot në orët e paradrekës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të deklaratave të familjarëve dyshohet se vajza në moshën 17 vjeçe ka bë vetvrasje. Është dërguar tek mjeku dhe mjeku kujdestar vetëm sa ka mundur ta konfirmojë vdekjen e saj që dyshohet se ka ndodhë si pasojë e shkrepjes me armë zjarri. Dyshohet se në pjesën gjoksore, në pjesën e gjoksit”, ka sqaruar ai.
Tutje, Hashani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante, forenzika e prokurori, ku edhe është konfiskuar një armë. Ai ka treguar se arma ka qenë me leje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...