Një person i moshës 20 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Ropicë të Vushtrrisë sot rreth orës 17:30.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zyra për zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, dyshime e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje.
“Sonte, më 26.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një rast në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku një i ri rreth 20 vjeçar është lajmëruar nga familjarët se është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, arbresh.info nga merr vesh se i riu 20 vjeçar është djali i një hetuesit të krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës F. Z, dhe dyshohet se vetëvrasja është kryer me armën e tij. /arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele