Vetëvendosjes i bashkohen 180 anëtarë të rinj

23:53 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan i janë bashkuar gjatë ditës së sotme rreth 180 anëtarë të rinj. Ky subjekt politik përmes një njoftimi për media ka deklaruar se interesimi për anëtarësim në VV po rritet çdo ditë.

“Në secilën ditë që kalon, Qendrat tona po bëjnë anëtarësime të reja e të shumta.

Kësisoj, gjatë ditës së sotme në Gjilan u mirëpritën rreth 180 anëtarë të rinj, të cilët janë bërë pjesë e organizatës sonë këta katër muajt e fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme