Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas padisë së Shpend Ahmetit kundrejt Lëvizjes.
Ai në një prononcim për arbresh.info, tha sei vetmi argument që i ka mbetur Ahmetit që ta sulmoj Vetëvendosjen është ‘’qumështi’’. Sipas tij ai ka keqpërdorur 530 mijë euro në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit.
“E vetmja arsye qe i ka mbetë Shpendit me u pastru prej t‘bëmave të tij është me e paditë Lëvizjen Vetëvendosje, ne edhe ne komunikatën për media kemi thënë se pse i njëjti produkt është blerë 530 mijë euro më shtrenjtë, pra i njëjti qumësht kushton 730 mijë euro. Atij i ka mbete i vetmi argument qumështi”.
E sa i përket ballafaqimit që kryetari Ahmeti i kërkoi Albin Kurtit, Azemi po thotë se Shpend Ahmeti po kërkon vëmendje, duke i përfshirë edhe çështjet komunale.
“Shpend Ahmeti, tash po kërkon debat me Albinin për çështje komunale, për me e tërheq vëmendjen, çështje të cilat i takojnë komunës e ai kërkon debat me Albinin” deklaroi Azemi për arbresh.info.
Vetëvendosje më herët i kanë bërë thirrje prokurorisë që të fillojnë sa më shpejtë hetimet dhe të ndalet keqpërdorimi i buxhetit të Prishtinës./arbresh.info/
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...