Google ADS

Vetëvendosje: Të thirrurit për të luftuar krimin e korrupsionin nuk po e zbatojnë ligjin

20:27 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Ndikimet që nga paslufta në sistemin e drejtësisë, sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës, ia kanë zënë frymën këtij sektori.

Kështu tha deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media.

Sipas saj, në vend shumica nga njerëzit që punojnë në sektorin e drejtësisë, mbajnë më shumë se një punë, raporton KTV.

Në konferencë, është kritikuar edhe punësimi i familjarëve të udhëheqësve të shtetit në ndërmarrjet publike.

Ndryshe, ata kanë thënë se përveç se 40% e popullit janë të papunë, 18% e tyre jetojnë në varfëri të skajshme dhe kjo gjendje do të ndryshonte, vetëm në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme