Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas dënimit prej 5100 euro që i dha Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e kioskave nëpër hapësirat publike në Prishtinë, kjo e fundit sërish mund të dënohet për mos dëgjueshmëri ndaj vendimit të PZAP-it.
Vetëvendosje përkundër këtij fakti nuk i ka hequr kioskat nëpër hapësirat publike në kryeqytet, siç shihet edhe në foto, kioska të tilla ka në afërsi të bustit të Bill Klinton dhe përball postës së madhe.
Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku ka thënë për Indeksonline se Lëvizja Vetëvendosja mund të dënohet sërish nëse nuk ka hequr kioskat me përmbajtje të fushatës, sipas vendimit të fundit të PZAP-it.
“PZAP ka marr vendim për ta dënuar Vetëvendosjen por njëkohësisht ky vendim vlen edhe për heqjen e kioskave apo vend-reklamimeve. Tash nëse dikush tjetër bënë ankesë në PZAP për heqjen e tyre, kjo parti prapë mund të dënohet. Vendimi i PZAP, në praktik duhet të ekzekutohet menjëherë nga një subjekt kur bënë shkelje por nëse vije ndonjë ankesë tjetër për shkelje të tillë, PZAP, pas vlerësimeve mund ta dënoj për mos dëgjueshmëri”, ka thënë Desku.
Të mërkurën e kaluar PZAP ka aprovuar ankesën e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e kioskave në shesh.
Si arsyetim të këtij vendimi, PZAP ka marrë për bazë ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, e cila ka parashtruar ankesë në PZAP më datë 03.10.2017 me të cilën pretendon se VV për qëllime elektorale, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka vendosur një objekt-kioskë e cila është në kundërshtim me nenin 33 pika B e LZP-së.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...