Google ADS

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

15:53 | 4 Dhjetor 2024
E.G

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas njoftimit në Facebook, VV bën të ditur se kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kandidaturën brenda katër ditëve, nga sot deri më 8 dhjetor, shkruan Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme