Google ADS

Vetëvendosje shfrytëzon ditën ndërkombëtare të demokracisë për të kritikuar Qeverinë Hoti

19:38 | 15 Shtator 2020
A. B.

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë Hoti në Ditën Ndërkombëtare të Demokacisë duke thënë se një pakicë e vogël e paligjshme po provon të qeverisë me vendin.

Me anë të një njoftimi në Facebook, faqja zyrtare e VV’së ka dhënë një paralajmërim që do të kthehet në qeverisje së shpejti.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të demokracisë kujtojmë që një pakicë e paligjshme po provon të qeverisë me vendin. Një pakicë e vjetër që tenton të mbahet për mbijetesë te e kaluara tashmë e shkuar. Me 6 tetor populli zgjodhi të përfaqësohej ndryshe dhe larg nga këta, andaj edhe nuk ka kthim prapa por vetëm vonesë. Zgjedhje të reja, legjitimitet i ri, qeveri e re e për popullin, çfarë edhe e kemi parë për 120 ditë. Qeveria Kurti do të rikthehet së shpejti.”, thuhet në postim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme