Google ADS

Vetëvendosje shënon 13 vjetorin me aksion në mes të Prishtinës

20:04 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ka organizuar një aksion para pak çastesh në sheshet kryesore të Prishtinës.

Ata kanë vënë nëpër shesh pankarta me shkrime të ndryshme, për të shënuar kështu 13 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

Përmes tyre, Vetëvendosje kërkonte drejtësi për Astrit Deharin, Jo Negociata, “12:44 Time’s up UNIK go home”, Stop Privatizimit të Kosovës, Blej Shqip, Free Albin Kurti, etj.

Me këto aksione, aktivistët e Vetëvendosjes kanë përmbledhur disa nga ngjarjet kryesore, për të cilat kjo parti ka pasur kundërshtime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme