Lirimi i Ramush Haradinajt menjëherë ka shtuar zërat për datat se kur do të vazhdojë dialogu me Serbinë, kjo pas rezolutës që u nxjerr nga Kuvendi e cila kërkonte pezullimin e bisedimeve deri te lirimi i liderit të AAK-së.
Pavarësisht kësaj partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kërkojë një dialog me kushte ndaj Serbisë, shkruan lajmi.net
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka deklaruar se dialogu pa kushte është i pabarabartë, i padrejtë dhe nuk i sjellë asgjë Kosovës veç kompromiseve të dëmshme.
“Ne kemi qëndrim të qartë karshi dialogut dhe e kemi ripërsëritur disa herë pavarësisht rezolutës së fundit ne mendojmë që për të pasur dialog me Serbinë duhet kushtëzuar këtë të fundit, sepse dialogu pa kushte është i pabarabartë i padrejtë dhe Kosovës nuk i sjellë asgjë tjetër përveç kompromiseve të dëmshme”, ka thënë Hoti për lajmi.net
Ai tutje ka shtuar se Vetëvendosja kërkon një dialog me serbët lokalë pasi sipas tyre është mundësia më e mirë për integrimin e tyre.
“Prandaj ne jemi për një dialog fillimisht me serbët lokalë të Kosovës që mendojmë se është mundësia më e mirë për integrimin e tyre dhe më pas jemi që ti vendosim Serbisë kritere në mënyrë që ta kemi një dialog të mirfilltë”, ka shtuar Shkodran Hoti.
Zëdhnësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka deklaruar se BE-ja ende nuk e di datën e saktë se kur pritet të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...