Google ADS

Vetëvendosje publikon agjendën për tre vjetorin e vdekjes së Astrit Dehari

20:50 | 3 Nëntor 2019
Arbresh.info

Është bërë publike agjenda e aktiviteteve me rastin e tre vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka treguar agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Agjenda për tre vjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:

5 nëntor 2019

09:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Të ngjashme