Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka proceduar në komisionin hetimor parlamentar rastet e dhunës seksuale në pesë vitet e fundit.
Siç thuhet në njoftimin e LVV-së, ky komision pritet të drejtohet nga opozita.
“Për këto dhe shumë elementë të tjerë të lidhur me hallkat shtetërore të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë Grupi Parlamentar i VETËVENDOSJE! përgatiti dhe procedoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për rastet e dhunës seksuale në 5 vitet e fundit. Këtë komision hetimor parlamentar sipas Ligji për hetimin do ta drejtojë opozita”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë kritikohet sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës për zvarritje të lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën seksuale ndaj grave.
“Shumë është thënë mbi dhunën seksuale ndaj grave. Mijëra programe janë financuar këto dy dekada në institucionet e sigurisë, hetimit dhe gjyqësisë. Ende sot, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës numërohen qindra raste të zvarritjes se lëndëve për viktimat e dhunës seksuale”, thuhet në komunikatë.
Të paprecentë e kanë quajtur lirimin e abuzuesve dhe trajtimin jo efikas të rasteve të dhunës, të cilat sipas VV-së, kanë dërguar në pasoja fatale.
“Ka qenë dhe ende mbetet e paprecedentë natyra e vendimeve dhe lirimi i abuzuesve në disa raste si dhe mostrajtimi i përpiktë i disa rasteve të tjera që kanë dërguar edhe në pasoja fatale.Në emër të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve po pamundësohet gjetja e përgjegjësve të lëshimeve në parandalimin e rasteve fatale, përdhunimeve apo dhunës në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.
Ky Komision, sipas VV-së, do t’i shqyrtojë të gjitha hallkat shtetërore të pushteteve për të parë se cfarë ka ndodhur me rastet e dhunës seksuale ndaj grave.
“Ndaj është detyrë e Kuvendit të Republikës të marrë rolin që i takon me ligj nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar për të shqyrtuar të gjitha hallkat shtetërore që u takojnë pushteteve të ndryshme e të ndara se ku dhe çka ka ndodhur me rastet e trajtimit të dhunës seksuale dhe dhunës ndaj grave”, thuhet në komunikatën e VV-së./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...