Balotazhet nëpër komuna pritet të bëjnë bashkë “dostat” e vjetër, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Rënia e Lëvizjes Vetëvendosje në disa komuna dhe ngritja e dy partive opozitare si LDK e PDK, ka krijuar një lëmsh të vërtet në atë se, kush me kë, e kush kundër kujt do të startojë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
Analistët po e shohin të mundshëm bashkimin e dy partive opozitare PDK e LDK, sidomos në Prishtinë e Prizren.
Analistja politike Afërdita Maliqi për arbresh.info tha se balotazhet gjithmonë sjellin koalicione e një të tillë do ta shohim në Prishtinë, Gjilan e Prizren, kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
Por që sipas saj ekziston mundësia që kjo përkrahje të bëhet edhe në heshtje.
“Balotazhet gjithmonë sjellin edhe koalicione. Në rastin konkret PDK e LDK duhet të analizojnë mirë situatën nëse donë me fitu sidomos LDK në Prishtinë e Gjilan, e PDK në Prizren. Duke pas parasysh të kaluarën e tyre të përbashkët dhe ndikimin që munden me pas koalicionet e hapura publike, ka mundësi që në heshtje të përkrahin njëra tjetrën”, tha Maliqi.
Ndërkaq analisti politik Nexhmedin Spahiu, për arbresh.info tha se sipas situatës në teren koalicion do ketë mes PDK-së e LDK-së.
“Këto koalicione pas zgjedhore janë të mundura. Situata në teren favorizojnë koalicionin në mes të PDK-së, dhe LDK-së, pra kundër Vetëvendosjes. P.sh, LDK-ja do të kërkojë ndihmën e PDK-së, në Prishtinë, kurse PDK-ja, ndihmën e LDK-së, në Prizren”, tha Spahiu.
E kjo sipas tij mund edhe të mos bëhet, por që varet nga egoja e liderëve politik, nëse janë pro zbehjes së pushtetit të Kurtit.
“Por ekziston mundësia që të shkojnë në balotazhe edhe pa koalicione e kjo varet prej aftësive dhe egove të liderëve politik, por interesi i tyre është mos t’ia lënë asnjë komunë Vetëvendosjes dhe kësisoj të zbehin pushtetin e Albin Kurtit”, tha Spahiu.
Tutje Spahiu tha se ekziston mundësia që LVV-je të mbes pa asnjë komunë edhe pas këtij raundi.
“Por tani për tani, nëse nuk ndryshojnë asgjë gjasat janë që Vetëvendosje të mbes pa asnjë komunë pra zero”, deklaroi Spahiu.
Kujtojmë që sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë të zgjedhjeve, për ta kuptuar emrin e kryetarit.
Balotazhi do të mbahet më 14 nëntor./S.DEDUSHI/arbresh.info/
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës