Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për, Milan Radojçiqin.
Kujtojmë se Milan Radojçiqi, të cilit Gjykata ia hoqi fletarrestin, për gjithë këto vite sfidon ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë e jetës normale duke terrorizuar të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim. Po ashtu Milan Radojçiqi sipas prokurorisë ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviqit, për çka ka qenë ndër të tjera në kërkim nga organet e sigurisë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Sipas tyre, ky vendim i Gjykatës, i mbajtur heshtur, larg opinionit publik, përveç skandalit, përbën dhe rrezik e të panjohura.
“Si mund dikujt që i është përgatitur fletarresti për dyshime si i përfshirë në krim të rëndë t’i revokohet ai? Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhërarresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës?Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet më tutje aty.
Vetëvendosje shprehë qëndrimin se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore duhet t’i shpjegojnë publikut të Kosovës se “pse nuk u dashka arrestuar më një kriminel”.
Ata i bëjnë thirrje Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të veprojnë, pasi sipas tyre rasti në fjalë është skaji i pasigurisë që mundet të shkaktojë për rendin publik ata që duhet ta mbrojnë atë.
“I bëjmë thirrje po ashtu organeve të sigurisë dhe atyre ligjzbatuese të jenë vigjilente përballë kësaj ngjarje. Institucionet e drejtësisë duhet të përgjigjen se pse në vend se të ndjekin kriminelët paskan hequr dorë nga përndjekja. Këto bashkëpunime me krimin e organizuar tash në kohën e ndërrimit të qeverisë janë tërësisht të papranueshme dhe duhet të hetohen”, thuhet në reagim.
Si qeverisje e ardhshme Vetëvendosje shprehë bindjen se janë të përcaktuar qartë në funksion të sundimit të ligjit e triumfit të së drejtës.
“Por kjo gjë siç po dëshmohet nuk mund të arrihet me gjykatës e prokurorë që kanë shumë borxhe ndaj politikës apo ndaj krimit të organizuar. Andaj na duhet vetingu në gjyqësi e prokurori, na duhen profesionistë patriotë që i shërbejnë ligjit e vendit e jo burokratë në shërbim të krimit. As atij vendor e as atij rajonal.”/arbresh.info/
Avokati reagon ashpër, pasi Prokuroria tërheqi urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...