Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku kanë rënë dakord për vazhdimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi.
Përmbushja e këtyre obligimeve ndërkombëtare, siç po i quajnë ata, do mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serbe në institucionet e Kosovës, dhe do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e pranojnë opozita.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të bëjnë çmos për t’i parandaluar këto dy çështje, duke bashkëpunuar edhe me partitë e tjera opozitare e po ashtu edhe me shoqërinë civile.
“Ne e cilësojmë si të papranueshme çdo tendencë për t’i realizuar këto dy marrëveshje, për shkak se janë të dëmshme për sovraniteti dhe integritetin e vendit. E dimë që marrëveshja për Asociacionin i shkel 23 nenet kushtetuese dhe në asnjë mënyrë ajo nuk bën të kthehet. Në anën tjetër Demarkacioni me këtë version është me plotë gabime, prandaj është e papranueshme që ky Demarkacion që ka dështuar një herë në parlament, të kthehet. Ne ndihemi të gatshëm që ta kundërshtojmë prapë çdo vendim të tillë, për shkak se jemi të vendosur që ta mbrojmë Republikën e Kosovës e që ta mbrojmë kushtetutën e saj. Në këtë mënyrë ne do të organizohemi në qoftë me subjekte tjera opozitare dhe me shoqërinë civile që ta pamundësojmë çdo kthim të këtyre marrëveshjeve të dëmshme”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti për Indeksonline.
Ai thotë se është ende herët të tregohen metodat e veprimit të kundërshtimit të këtyre dy marrëveshjeve, mirëpo nuk e përjashtojnë mundësinë e protestës.
“Për format dhe metodat të cilat do të veprojmë nuk do të mund të flasim qysh tani, këto merren vesh me kohë. Por, ajo që mund të themi se nuk do të lejojmë që me asnjë kusht të cenohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës edhe më tepër, për gjithçka do të flasim me kohë, do flasim edhe me partnerët opozitarë dhe me qytetarët e Republikës së Kosovës. Sigurisht protestat janë një mjet demokratik i shoqërisë dhe në asnjë moment nuk përjashtohen, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështjet tjera. Prandaj, edhe protesta mbetet si opsion”, ka shtuar ai.
Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje proteston për këto dy çështje. Madje për rreth një vit, ata së bashku me dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe NISMA, kanë bllokuar seancat e Kuvendit të Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës, vetëm për të pamundësuar kalimin e këtyre dy marrëveshjeve./Indkesonline/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...