Ende pa i bërë një muaj nga emërimi në pozitën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është përballur me akuza nga kolegët deputetë dhe një mocion për shkarkimin e tij.
Kolegët e tij nga LDK-ja ditë më parë iniciuan mocionin me të cilin kërkonin nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkonte Rikallon, por atë e votuan vetëm 27 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Këtë nismë opozita e mori pasi Rikallo akuzohet nga banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për veprimet e tij, të ushtrimit të dhunës në forma të ndryshme, gjatë kohës së luftës në Kosovë, shkruan Indeksoline.
Nëse shefi i ekzekutivit nuk ndërmerr masa ndaj kërkesës së opozitës, atëherë fundviti mund të përmbyllet me protesta sikurse para dy vitesh, përmes së cilave kërkohej shkarkimi i ministrit të atëhershëm Aleksandar Jabllanovic.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë për Indeksonline se qytetarët dhe opozita po e kërkojnë shkarkimin e një ministri të Qeverisë Haradinaj, i cili po akuzohet nga qytetarët shqiptarë për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.
Sipas tij, Haradinaj duhet të marrë anë, ose me Rikallon ose me qytetarët që e akuzojnë atë.
“Tendencat për ta pastruar Rikallon dhe rezistenca e Kryeministrit për të mos e shkarkuar atë, veç sa do ta rrisë edhe më shumë reagimin qytetar. Me këtë rast unë më shumë iu besoj qytetarëve që e deklarojnë Rikallon si kriminel se sa atyre që po e bëjnë avokatin e tij. Prandaj unë nuk i përjashtoj as protestat nëse Haradinaj nuk e shkarkon atë far Rikallo”, ka thënë Selimi.
Sipas tij, nëse ministri Rikallo qenka kaq i rëndësishëm për Qeverinë, atëherë Kosova paska problem të madh në të ardhmen.
Kujtojmë se në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër, pas protestave të organizuara nga Vetëvendosje, shkarkoi ministrin e atëhershëm Jabllanovic nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili kishte fyer nënat në Gjakovë.
Opozita thotë se pret nga Haradinaj të bëj të njëjtin veprim sikurse Mustafa, duke shkarkuar Rikallon.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...