Deputeti Dimal Basha ka thënë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojnë mbajtjen e asnjë seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Dimal Basha që thotë se si grup parlamentar kanë vendosur që të mos lejojnë vazhdimin e seancave kur aty të jetë i pranishëm Selmanaj.
Ky deputet deklaratën e Driton Selmanajt e ka krahasuar me ish’ministrin serb Aleksandër Jabllanoviq, shkruan Arbresh.info.
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend”, ka thënë Basha.
“Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”, shtoi ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në seancnë e sotme shkarkimin e Driton Selmanajt pas përplasjes që ky i fundit ka pasur me deputeten e këtij subjekti, Saranda Bogujevcin e më vonë edhe deklaratën e tij për të pagjeturit që ka ngritur reagime të shumta.
Ndryshe,Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar të 2015-së “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ai kishte kërkuar falje publike për këtë deklaratë, por ajo nuk kishte mjaftuar, pasi që qytetarët e Kosovës, ishin vërshuar nga protestat ku kërkesa kryesore ishte largimi i Jabllanoviqit nga qeveria Mustafa, ku më pas edhe u shkarkua nga Isa Mustafa.
Liburn Aliu: Driton Selmanaj në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrimi ynë
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua