Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës për në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Adem Demaçit. Me një njoftim në Facebook, Vetëvendosje ka treguar të gjitha pikat e nisjes për ditën e nesërme.
“Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.
Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”
Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të bashkohen nesër në ecjen e përbashkët në kortezhin e organizuar për varrimin e Adem Demaçit. Të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar për transportin e qytetarëve nesër nga komunat e ndryshme të Kosovës mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +37744724624. Në vijim do të gjeni oraret dhe vendet e nisjeve” thuhet në njoftim.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...